SAMSUNG / Së shpejti edhe Samsung Galaxy S8 ?

Teknologji

samsung galaxy 9

Një raport i ri pohon se Samsung është duke rishikuar mundësinë që të sjell Galaxy S8 në dy madhësi të ndryshme për të fituar disa nga konsumatorët që dëshironin të blenin fabletin e tyre Galaxy Note 7.

Sipas The Investor, dy madhësitë e reja të Galaxy S8 do të jenë 5.7 dhe 6.2 inç.

“Në mënyrë që të tërheq konsumatorët potencial të Note që preferojnë ekran më të madh, Samsung ka vendosur të adaptojë madhësi më të mëdha për modelet e reja të S8,” ka bërë të ditur një analist anonim.
Për krahasim, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge kanë madhësi të ekranit prej 5.1 inç dhe 5.5 inç.

Raporti po ashtu sygjeron që Samsung nuk do të ndërtojë një version të rrafshtë Galaxy S8 dhe se versioni më i madh i kësaj pajisje mund të ketë ‘Plus’ në emërtim.

Në ndërkohë, Apple poashtu spekulohet se do të lancojë iPhone me ekran të plotë pa korniza në vitin e ardhshëm. iPhone 8 pritet që të largoj butonin ‘home’ dhe të ketë ekran OLED me qoshe të lakuara.