IPhone zgjidh problemet

Teknologji

 

iphone 6 release date-510x340Kur u prezantua iPhone 6 Plus, disa përdorues filluan të ankoheshin se ai ‘deformohet’ kur është në xhepin e pantallonave. Apple në atë kohë deklaroi se vetëm 10 njerëz ishin ankuar tek ajo, megjithatë kjo mjaftoi që kompania të marrë masa për të rregulluar këtë problem.

Disa përdorues të iPhone 6 Plus-it kanë raportuar se Apple mund të rregulluar këtë problem pa e nxjerrë iPhone 6 Plus-in në shitje në të gjithë botën. Kështu një përdorues raporton se iPhone 6 Plus që ai ka blerë është i ndryshëm me atë që bashkëshortja e tij e bleu pak pas daljes në treg të këtij telefoni inteligjent.

Ai pretendon se modeli i ri nuk është aq i lëmuar kur e prek, në krahasim me modelin e mëparshëm, që do të thotë se Apple mund të ketë përdorur një material më të fortë. Ai madje e vendosi iPhone 6 Plus-in poshtë një mikroskopi dhe pa një objekt të kuq të vendosur poshtë butonit të volumit. Ky objekt nuk ishte i vendosur tek iPhone 6 Plus i gruas së tij. Thuhet se ky objekt ndihmon në forcimin e telefonit, kështu ai nuk mund të ‘deformohet’ lehtë.