Microsoft lancon Lumia 650

Teknologji

microsoft-Lumia-650-1-780x439.jpg

Microsoft po vazhdon të lansojë modelet e reja të telefonave të saj në Windows 10, dhe modeli i ri i telefonit – Microsoft Lumia 650 është lansuar në Kinë.

Microsoft Lumia 650 do të jetë në dispozicion për rreth 260 dollarë, ndërka telefoni do të jetë në dispozicion me operatorin kinez Unicom.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Lumia 650 vjen me ekranin OLED me 5 inç që ka një rezolucion HD me 1280 x 720 piksel, si dhe procesorin 1.3GHz quad core.

Karakteristikat tjera të Lumia 650 përfshijnë 1GB RAM, 16GB memorie, plus portin microSD për zgjerim deri në 200GB.

Lumia 650 përmban baterinë me 2000 mAh që mund të zëvendësohet dhe kamerën e përparme me 5MP dhe atë të pasmen me 8MP.