Risia më e fundit e Instagram-it: Tashmë mund të programoni postimet!

Teknologji

instasuibn

Instagrami prej pak kohësh është duke bërë ndryshime për përdoruesit. I fundit, është programimi i postimeve që ju bëni. Menaxherët e mediave sociale, e kan pritur prej kohësh këtë opsion. Të paktën përsa i përket atyre që Instagramin e përdorin për biznes apo për reklamime, kjo është diçka që i lehtëson tejmase.

bigstock hand using instagram on apple 74053759

Më përpara një variant i këtij opsioni ishin ‘Draft’. Tek to, ju mund të bënit gati një postim dhe ta ruanit atë për ta postuar më vonë. Por tashmë nuk keni pse t’i riktheheni ‘drafte-ve’. INstagram thotë që ky opsion do të përdoret fillimisht nga bizneset, ndërkohë që kompania po punon për ta adaptuar atë edhe për përdoruesit e thjeshtë. Mendohet se ky lloj ndryshimi, kërkon disa muaj përgatitje nga IT e kompanisë së Instagram-it.