Rich Kids, një rrjet social ku duhet të paguani 1000 dollarë në muaj

Teknologji

tghdrhdrh

Rrjetet sociale janë kthyer sot në pjesë të përditshmërisë sonë. Facebook, Whatsapp, Instagram etj janë të gjitha rrjetet sociale të cilat ne nuk mund të rezistojmë pa i kontrolluar çdo ditë.

Megjithatë, rrjeti i ri social “Rich Kids” është pikërisht për ata, më të pasurit në botë. Për të qenë pjesë e tij, duhet të paguani një shumë të majme prej 1000 dollarë në muaj. Aplikacioni për të hyrë në këtë rrjet social gjenden në iOS App Store dhe drejtuesit e tij janë të mendimit se pikërisht tarifa që i duhet të paguajnë çdo muaj do t’i tërheqë akoma më shumë përdoruesit e tij.

Rich Kids do t’i japë mundësinë të gjithë “fëmijëve të pasur” të dallohen nga të tjerët sepse siç vet ky website shkruan “të jesh i pasur është e mërzitshme nëse askush nuk të sheh”.