Risia, tashmë në WhatsApp mund të etiketoni miqtë tuaj

Teknologji

jhlhjiu

Një tjetër risi e pazakontë vjen në aplikacionin “Whatss App”.

Në mediat sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram dikush mund të përdorë simbolin “@” për t’ju etiketuar në fotot apo postimet e tyre.

Sapo të shtypni simbolin “@”, një listë emrash do të shfaqet për të zgjedhur cilin nga ato doni të etiketoni.

Ajo punon vetëm në grupet e bisedave pasi në komunikimet individuale njoftimi vjen gjithsesi. Lista e emrave ofrohet nga ato që janë të përfshirë në grup, pra jo nga e gjithë lista e kontakteve në celularin tuaj.

Simboli funksionon gjithashtu me përdoruesit që nuk përfshihen në listën e kontakteve, për shembull disa grupe në WhatsApp mund të përmbajnë një numër të cilin nuk e keni ruajtur në celularin tuaj. TechSot.Al raporton se tashmë cilësia ofrohet live në iOS dhe Android.