Samsung Galaxy Note 6 mund të vijë …

Teknologji

wffwfw.jpg

Për një kohë të gjatë tashmë është thënë se Galaxy Note 6 do të lancohet më herët këtë vit, ndërsa thashethemet e reja sugjerojnë se pajisja do të lëshohet në korrik.

Sipas Evan Blass thuhet se fableti i ri i kompanisë – Galaxy Note 6 do të dale ne treg më 15 gusht.

Galaxy Note 6 është përfolur se do të vijë me ekranin prej 5.8 inç me rezolucion Quad HD prej 1560 x 1440 pikselëve dhe procesorin e Qualcomm Snapdragon 823, me 6GB RAM dhe deri në 256GB memorie të brendshme.

Note 6 do të shfaqet edhe me një bateri prej 4000 mAh, kamerën e përparme me 5MP dhe kamerën kryesore me 12MP në anën e pasme.

Pajisja gjithashtu thuhet se do të jetë e papërshkueshme nga uji sikurse linja e S7, dhe do të vijë me Android ose ndoshta Android N.