Samsung prezanton Chromebook 2

Teknologji

samsung-chromebook-2-20140304-3-640x340Kompania Samsung ka prezantuar laptopin Chromebook 2. Ky kompiuter portative do të ketë një çmim prej 250 dollarësh. PC World njofton se sa i përket parametrave laptopi ka një proçesor Intel Celeron N2840, RAM 2 GB dhe një memorie të brendshme prej 16 GB. Kjo hapësirë mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD, e cila ka një vend të posaçëm në Crhomebook 2. Chromebook 2 ka një ekran me madhësi 11.6 inç, me rezolucion 1366 x 768 piksel. Opsionet e lidhjeve përfshijnë Bluetooth 4.0 , port HDM dhe 3.5 mm portë Audio Jack. Pajisja ka brenda saj 2 spiker stereo dhe një kamerë 720piksel.