Sa kilometra në ditë i kalon “mausi” juaj?

Teknologji

maus-620x330

Nëse ndonjëherë jeni pyetur se sa herë brenda një dite e lëvizni mausin ose e shtypni tastin e majtë apo të djathtë, këtë sekret mund ta zbuloni përmes programit Mousotron.

Përveç se bën matjen e kilometrazhit, Mousotron do t’ju tregojë se sa herë keni lëvizur majtas apo djathtas me mausin si dhe në çfarë drejtimi zakonisht e lëvizni miun.

Ky softuer i ri dhe interesant bën matjen e klikimeve në total dhe do t’ju tregojë se sa herë keni rrotulluar tastin me rrotë që gjendet në mes të mausit. Përveç kësaj, Mousotron mund të llogarisë edhe numrin e klikimeve të dyfishta si dhe shpejtësinë e mausit.

Programi Mousotron punon në të gjitha versionet e Windowsit, dhe atë mund ta shkarkoni falas në këtë faqe. Pasi ta provoni, ju sugjerojmë që të krahasoni rezultatet tuaja me të dhënat e përdoruesve të tjerë të cilët mund t’i gjeni këtu.