Samsung prezanton serinë e re të Galaxy A 2016

Teknologji

samsung-prezanton-serin-euml-e-re-t-euml-galaxy-a-2016_hd.jpg

 

Samsung ka thënë se në 2016 do ta rifreskojë linjën e saj të telefonave Galaxy A në Indi. Galaxy A5 dhe Galaxy A7 do të lansohen më 15 shkurt në ngjyrën e artë, të zezë dhe të bardhë.
Galaxy A5 2016 do të shitet për 433 dollarë, ndërsa Galaxy A7 2016 do të kushtojë 492 dollarë.Galaxy A do të vijë me dizajn metalik dhe ndjenjën e telefonit premium. Galaxy A7 2016 sjell ekranin 5.5-inç në Full HD Super AMOLED, procesorin octa-core Exynos 7580 SoC, 3GB RAM, 16GB memorie të brendshme, portin për kartelën microSD, kamerën e pasme 13MP me OIS dhe f/1.9 lens, 5MP kamerë të përparme, lidhjen për LTE Category 6, Wi-Fi ac, Bluetooth 4.1, si dhe baterinë me 3300mAh.Galaxy A5 2016 ka karakteristika të ngjashme, por formë më të vogël. Telefoni përmban një ekran prej 5.2-inç në Full HD, 2GB RAM dhe një bateri prej 2900mAh. Të dy modelet do të ofrojnë edhe skanerin për gisht.Modelet ekzistuese të serisë Galaxy A për një kohë të gjatë tashmë gjenden edhe në tregun kosovar, përkatësisht është Gama Electronics ajo që i ka në dispozicion modelet Galaxy A3 dhe Galaxy A5 në dyqanet e saj.