Si ta rrisni memorien e iPhone deri në 200GB?

Teknologji

si-ta-rrisni-memorien-e-iphone-deri-n-euml-200gb_hd.jpg

Apple iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus nuk kane porte microSD per te inseruar nje kartelë për zgjerimin e memories së brendshme sikurse shumica e telefonave që bazohen në Android, por megjithatë ekziston një mundësi për zgjerimin e hapësirës së iPhone, deri në 200GB.
Memoria e SanDisk, Connect Wireless Stick është një flash drive (memorie e brendshme) pa tela e cila mundëosn zgjerimin e hapësirës së brendshme të iPhone deri në 200GB, për një çmim të ulët, për çudi.

Karakteristikat kryesore të kësaj memorie përfshijnë zgjerimin e hapësirës së telefonit, tabletit ose kompjuterit tuaj personal. Ky disk pa tela mundëson që përmes rrjetit wireless të hyni në fotot, videot tuaja në këto pajisje.

Për më shumë, ju mund të qaseni në video Stream HD dhe muzikë deri në 3 pajisje në të njëjtën kohë.

Kjo pajisje vjen në katër madhësi – 32GB, 64GB, 128GB dhe 200GB – dhe kjo mund të ruajë të gjitha fotot dhe videot e telefonit tuaj kështu që ju mund ta lironi hapësirën tuaj për përmbajtje të re.