Whatsapp nuk do të funksionojë më në këto telefona

Teknologji

whatcap

Whatsapp ka bërë me dije përdoruesit e tij se në fund të këtij muaji, ky aplikacion nuk do të mund të jetë i aksesueshëm nga disa telefona.

Për këtë arsye Whatsapp ka bërë me dije dhe listën e celularëve që nuk mund të aksesojnë më në këtë program.

Tek lista e babagjyshit të vitit të ri përdoruesit e telefonave të vjetër IOS, WINDOWS dhe ANDROID duhet të shtojnë dhe Whatsapp-in si dëshirë.

Arsyeja e këtij ndryshimi të madh vjen prej faktit se update e fundit që ka kryer ky program kanë përmirësuar cilësinë dhe është e pamundur të mund të përdoret tek telefonat e vjetër.

Kompania ka deklaruar se prioritet i kësaj kompanie është përditësimi në kohë reale me teknologjinë e fundit.

Shërbimet e fundit që i janë shtuar këtij aplikacioni kërkojnë një aparat telefonik më cilësorë ndaj dhe bëhen shkurtime.

Lista e telefonave që ndalojnë së funksionuari ne fund të këtij muaji:

Android 2.1
Android 2.2
Ëindoës Phone 7
iPhone 3GS/iOS 6
Nga qershori i vitit 2017 nuk do të jetë i disponueshëm në këto telefona:
BlackBerry
BlackBerry 10
Nokia S40
Nokia Symbian S60