WhatsApp tani ju lejon të “gjurmoni” miqtë tuaj

Teknologji

whatsapp12

Aplikacioni më i përdorur i mesazheve në botë, Whatsapp ka shtuar funksione të reja së fundmi, duke përfshirë edhe mundësinë e editimit dhe kthimit të mesazheve tekstuale, si dhe përdorimit të “Live Location Tracking” për të gjetur kontaktet tuaja.

WhatsApp është duke testuar një numër të karakteristikave të reja për përditësime në aplikacionin e vet të mesazheve.

Përditësimi i fundit beta për aplikacionin e famshëm sjell një funksion të ri që premton të ndjekë lëvizjen tuaj në çdo hap. Në fakt edhe kontaktet tuaja mund ta dinë vendndodhjen tuaj gjithashtu.

Megjithatë, këtë karakteristikë përdoruesit mund ta aktivizojnë me dëshirë për disa minuta. Ideja e këtij funksioni është që t’ua mundësojë miqve ta gjejnë njëri tjetrin më lehtë.