Wi-Fi krijon më tepër varësi se çokollata dhe seksi

Teknologji

sefefwfwf

Çfarë është gjëja që dëshiron më tepër kur ke pak kohë të lirë gjatë ditës? Të lexosh diçka në internet, të bësh seks, të hash çokollatë apo të pish një gotë?

Sipas një studimi të kryer nga kompania iPass Inc, përgjigjja më e shpeshtë nuk është seks.

Kompania pyeti 1700 europianë dhe amerikanë mbi zakonet e përdorimit të internetit. Surpriza ishte se për 40% të vullnetarëve më e rëndësishme ishte të kishin Wi-Fi.

Për më tepër, ata thanë se Wi-Fi e kishte përmirësuar shumë cilësinë e jetës së tyre.

Për 37% të pjesëmarrësve ishte jetësor seksi. Çokollata doli në vend të tretë (14%), ndërsa alkooli në vend të fundit (9%).

Wi-Fi jo vetëm është metoda më popullore e lidhjes në internet, por ka tejkaluar edhe shumë nevoja të tjera të njeriut.

Para disa vitesh as që mendohej se Wi-Fi mund të ishte më i rëndësishëm se seksi, alkooli apo çokollata.