Ja cilët janë disa nga filmat e shumëpritur përgjatë vitit 2023

Showbiz

Viti i cili sapo ka nisur, pritet të shënohet nga tituj filmash për të cilët është folur që nga koha kur kanë hyrë në prodhim ndaj edhe për dike prej jush, mund të tingëllojnë jo të panjohur. Ndër të tjera, pritet të shikojmë vepra të reja nga emra të mëdhenj regjisorialë, si Martin Scorsese, David Fincher e Christopher Nolan. Dyshja fantastike Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio na presin me realizimin “Killers of the Flower Moon”.

Bëhet fjalë për filmin më ambicioz i Scorsese me vlerë 200 milionë dollarë, i cili është krijuar si një përshtatje e romanit me të njëjtin titull. Filmi sjell një pjesë të historisë moderne amerikane dhe publiku pret me padurim një tjetër rol të shkëlqyer të sjellë nga DiCaprio. Gjithashtu krahas  “Killers of the Flower Moon”, renditen  edhe një listë e filmave që priten të pasohen nga suksesi dhe pëlqimi i publiku këtë vit, pse jo edhe nga nominime në kategori të rëndësishme dhe nderim me çmime të mëdha!

Ndër të tjera: “Oppenheimer“, “Barbie”, “Cocaine Bear”, “Magic Mike Last Dance”, “The Killer”, “Dune, Part 2”, “The Pale Blue Eye“, “Infinity Pool”, “Knock On The Cabin”