A ka bërë ndërhyrje estetike Gokçe Bahadir?

Showbiz

Gokçe Bahadır me ndryshimin e saj ndër vite ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen! Aktorja 41 vjeçare, shpesh herë është vlerësuar për imazhin e saj, grimin natyral apo ndoshta edhe pamjen e saj të pa grimuar. Por shumë nga fansat skeptikë, kanë shtruar edhe për të pyetjen, si për shumë aktore të tjera të njohura, nëse bukuria e Bahadir është natyrale apo rezultat i ndërhyrjeve estetike?

Nëse do të rikujtonim performancat e aktores gjatë viteve të para të karrierës së saj, do të vinim re se disa nga tiparet e saj duken ndryshe, një imazh ky, i cili ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e viteve.

Edhe pse aktorja nuk ka folur asnjëherë për këtë temë dhe me gojën e saj nuk ka rrëfyer kurrë nëse i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike, këto fotografi të realizuara kohë më parë janë dëshmi se edhe Bahadir ka përsosur imazhin e saj nga viti në vit fal ndërhyrjeve estetike.