Guardiola shpjegon zëvendësimin e Erling Haaland

Sport

Pep Guardiola shpjegon zëvendësimin e Erling Haaland. Pesë golat e shënuar mbrëmjen e së martës ndaj Leipzig në aktin e kthimit të 1/8-tave, e bënë sulmuesin e Manchester Cityt, të jetë një prej 2 lojtarëve që ka realizuar kaq shumë në fazën me eliminim brenda një ndeshje të vetme, së bashku me Lionel Messin.

Mirëpo, në minutën e 64 të  sfidës, Pep Guardiola vendosi ta zëvendësonte, duke i hequr kësisoj mundësinë e shënimit të një goli të 6-të, çka do të ishte një rekord historic në Champions League. Një ndërrim të tillë, e shpjegon vetë trajneri, i cili gati-gati ka befasuar me deklaratën e tij.

“Nëse ai shënonte 6 gola brenda një ndeshje në moshën 22 apo 23 vjeçare, atëherë nuk do të kishte ndonjë objektiv për të ardhmen. Kjo është arsyeja që e ndërrova nga loja”, ka thënë Pep. Shumë të tjerë, e kanë parë këtë ndërrim, si një veprim, që të mos thyhej edhe rekordi i Lionel Messit, i cili në 2012-tën shënoi pikërisht 5 gola ndaj Leverkusenit në fazën me eliminim të Champions League.

Sidoqoftë, numri një i Cityt e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për pesëgolëshin e Messit.

Pas kualifikimit në çerekfinale, Manchester City pret me qetëso shortin e së premtes, për të mësuar kundërshtarin e radhës në Champions League.