Mesazhi pas suksesit të hitit ‘Muddy Feet’ të Miley Cyrus

Showbiz

Teksti i këngës së re “Muddy Feet” të Miley Cyrus, ka bërë që fansat e këngëtares të hamendësojnë se ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, e ka tradhtuar atë gjatë martesës së tyre. Shumë fansa të Cyrius besuan dhe diskutuan rreth kësaj teorie, por a e konfirmoi këngëtarja tradhtinë e aktorit? Cyrus konfirmoi se aktori australian e kishte tradhtuar disa herë” përmes kësaj kënge.

Pëlqimi dhe dëgjueshmëria e këngës “Muddy Feet” ka qenë tepër e madhe, ndërsa Cyrus edhe më parë e ka thumbuar Hemsworth në këngën kryesore të albumit,” Flowers”, e cila i referohet martesës së tyre të dështuar. Duke shtuar fyerjen ndaj lëndimit, ajo e publikoi hitin në platformat e transmetimit, vetëm disa orë para ditëlindjes së Hemsworth në muajin janar. Ish-çifti e nisën udhëtimin e tyre të dashurisë në vitin 2009, pas takimit në xhirimet e “The Last Song”.

Por në gusht 2019, Cyrus njoftoi se po ndaheshin pas më pak se një viti martesë. Ishte Hemsworth ai që bëri kërkesën për divorc. Gati dy vjet më vonë, këngëtarja konfirmoi romancën e saj me bateristin, Maxx Morando, me të cilin ajo është ende në lidhje. Ndërkohë, Hemsworth filloi të takohej me Gabriella Brooks pak para se divorci i tij nga Cyrus të finalizohej në janarin e vitit 2020.