Adelina Tahiri flet për jetën si nënë dhe bashkëshorte e re!

Showbiz

ad tahiri
Në gusht të 2018-tës Adelina Tahiri solli në jetë djalin e saj, Jon. Ky ishte gëzimi i parë për këngëtaren si fryt i dashurisë së saj me Serjoza Markov.Ajo ka treguar gjithçka nga ndjesitë si nënë, “luftën” me kilogramët e tepërt dhe marrëdhënien me bashkëshortin.Pavarësisht se në rrjete sociale u shfaq në formë perfekte fizike pas lindjes, ajo ka zbuluar se në të vërtetë fitoi shumë kilogramë dhe ky ka qenë kompleksi më i madh për të.

burri e1555099444631

“Humba fillimisht peshë pas lindjes së djalit, sepse i jepja gji dhe nuk konsumoja bukë, se kur e shihja veten në pasqyrë nuk më pëlqente. Kur e kuptova se humba peshë shpejt dhe fillova të haja u shëndosha dhe u bëra 70 kilogramë, por pesha ime ideale është 58. Kisha kompleks për peshën. Nuk ka gjë më të shpifur. Ishte luftë për mua”, ka rrëfyer këngëtarja. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ka 5 vite që është në marrëdhënie me partnerin e saj dhe se ai nuk bëhet aspak xheloz, sepse e njohin mirë njëri-tjetrin. Pas martesës me Serjoza Markov, Adelina u kritikua shumë nga fansat për shkak të moshës dhe origjinës së tij. Megjithatë ajo ka treguar shpesh se është shumë e lumtur në krahët e tij dhe se nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.