Adrian Gaxha zbulon arritjen e radhës!

Showbiz

adrian gaxha
Këngëtari i hiteve ‘Ngjyra e kuqe’ dhe ‘Kalle’, Adrian Gaxha së fundmi ka zbuluar se ka marrë një dhuratë nga ‘You Tube’. Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social ‘Instagram’. Dhurata simbolike erdhi me rastin e kalimit të 100.000 subscribers në kanalin muzikor me emrin e tij. Krahas fotos ai ka shkruar: ‘Faleminderit të gjithë’. Këngët që Adriani realizon janë padyshim çelësi i suksesit. Kujtojmë qe hiti i fundit që ka publikuar këngëtari është ‘Lujmi krejt’ në bashkëpunim me Onat. Në 3 javë kjo këngë ka arritur më shumë se 7 milionë klikime.

adrian youtube