Afërdita Dreshaj publikon videon e dasmës përrallore!

Showbiz

aferdit
Më 29 qershor, Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me hokeistin çek Jakub Kindl, në një dasmë madhështore në Miami. Nusja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, imazhe të shkëputura nga ceremonia apo dasma, por nuk pamë asnjë video se çfarë ndodhi atë ditë.Afërdita lumturoi të gjithë ndjekësit e saj ditën e sotme me një video shumë emocionuese. 

Në video, këngëtarja shqiptare shprehet shumë e emocionuar momente përpara se t’i drejtohet altarit, pasi është në ankth nëse partneri i saj do të jetë i lumtur me zgjedhjen e fustanit të nusërisë apo modelit të flokëve. Ndërsa Jakub rrëfen se mezi pret që Afërdita të jetë bashkëshortja e tij. Edhe shoqërueset e nuses apo dhe e ëma e saj, shprehen shumë të emocionuara, pasi Afërdita ka zgjedhur që edhe ato të ishin në qendër të vëmëndjes atë ditë.

Aferdita & Jakub – Short Film from AlbaPro on Vimeo.