Agnesa Vuthaj feston ditëlindjen: Mbrëmja e veçantë mes miqsh në Tiranë!

Showbiz

agnesa floke
Agnesa Vuthaj ka festuar ditën e djeshme 33-vjetorin e lindjes. Sigurisht që festa ka bërë bashkë miqtë më të mirë të ish-Miss Shqipërisë. Ajo ka festuar krah shoqeve të saj, ndër të cilat ishte e pranishme edhe këngëtarja, Vesa Luma dhe balerina, Isida Mollaymeri.

51562094 495855780943906 1678695140236984320 n51600735 319172092040979 8866246274991521792 n

Bukuroshja e ekranit i ka nisur festimet me një darkë të qetë, ku përveç ushqimit të mirë ka rënë në sy edhe dekori shumë i bukur me detaje lulesh.Pas darkës, mbrëmja ka kulmuar me qëndrimin deri në orët e para të mëngjesit në një nga ‘club-et’ e njohura të Tiranës.

51611032 282416815767103 2723610848848248832 n51768504 2165686343691760 3458956412959326208 n

Mes muzikës dhe dëfrimit, Agnesa dhe miket e saj kanë publikuar edhe disa momente pranë njëra-tjetrës. Megjithëse bukuroshja shqiptare nuk jeton në vendin tonë, ditëlindja e ka rikthyer pranë miqve dhe të afërmve.