Aktorja e famshme shokon me deklaratën: Jam abuzuar dhe kam abortuar kur isha 14 vjeç!

Showbiz

aktoret
Aktorja e njohur Sally Field ka treguar për herë të parë se si është abuzuar seksualisht për vite me radhë gjatë fëmijërisë, nga njerku i saj. Madje ka treguar se ka bërë edhe një abort sekret në moshën 17-vjeçare. Rrëfimin rrënqethës Sally e ka bërë në një intervistë për “New York Time”, ku ka rrëfyer edhe se si i tregoi të vërtetën e frikshme nënës së saj.Aktorja e cila sot është në moshën 71-vjeçare, i tregoi nënës së saj të vërtetën vite më vonë ndërkohë që ajo ishte diagnostikuar me kancer.

4FCD73E200000578 6156523 Sally Field opens up in her new memoir about how she was sexuall m 67 1536699769989

Nëna e saj kur u përball me sekretin e së bijës, pavarësisht se ishte në ditët e saj të fundit, e siguroi vajzën e saj se nuk do të ishte më vetëm në dhimbjen e saj.“Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte ndodhur vetëm një herë, por Jocko nuk ishte gjë tjetër veçse një qenie mizore dhe e frikshme”, thotë aktorja teksa i drejtohet njerkut të saj të cilin e thërrisnin me nofkën Jocko. Sally ka treguar se si ai e thërriste në dhomën e tij të gjumit dhe më pas abuzonte seksualisht me të.Ajo i shpjegoi nënës së saj se nuk ishte një incident i vetëm, por një sërë veprash që e shoqëruar gjatë adolëshencës së saj. Madje ajo tregoi se në moshën 17-vjeçare kishte bërë edhe një abort sekret.

500AD0CF00000578 6156523 image a 39 1536695604417

Lexoni gjithashtu: Lady Gaga tregon se vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ka një kërkesë për të gjithë!