West Side Family sjellin së shpejti projektin e tyre të ri!

Showbiz

west side
Landi Hysi dhe Armir Shahini, dy anëtarët e West Side Family kanë ndarë një video të shkurtër me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ku paraljamërojnë publikimin e projektit të tyre të ri. Në këtë video që në fakt duket si traileri i ri i 007, çunat duken më ndryshe se kurrë.

I shohim të dy të veshur shumë elegantë në një vend të këndshëm pranë bregdetit, me planet që deri diku mund ti quajmë dhe “provokuese” dhe sigurisht nuk mungon një vajzë e bukur protagoniste në klip. Me aq sa na ofron kjo preview mund të themi që bëhet fjalë për një këngë dashurie, por mos të dalim në konkluzione para kohe. Ndërkohë që nuk kanë përfshirë asnjë melodi, apo pjesë të tekstit të këngës duke i lënë komplet surprizë.

Lexoni gjithashtu: Loredana dhe Mozzik konfirmojnë shtatzaninë në klipin e ri!