Belçim Bilgin dhe Alfredo de Blasio pushime pasionante në New York

Showbiz

Aktorja e famshme Belçim Bilgin dhe producenti italo-kanadez me të cilin ndan jetën prej një viti, Alfredo de Blasio, po kalojnë disa ditë romantike në Nju Jorkun e magjishëm. Aktorja publikoi për fansat një foto pasionante shoqëruar me mbishkrimin: “Dashuria gjithmonë fiton”. Belçim Bilgin iu drejtua Nju Jorkut pas pushimeve në Bodrum. Aktorja bukuroshe duket e lumtur në këtë romancë e që me sa duket i ka lënë shije shumë të mirë edhe fansave të saj të cilët kanë qenë të shumtë duke komentuar pozitivisht dhe të lumtur që gjithçka shkon mirë në jetën e saj. Ajo tashmë është një aktore e kalibrit ndërkombëtar, pas interpretimeve në krah të ikonave të kinematografisë botërore si Ben Kingsli, por ende nuk ka bërë publik asnjë plan për projekte të afërta në vendin e saj apo në kinematografinë botërore. personale.