Aktorja e njohur turke ndalohet nga policia

Showbiz

Merve Bolugur

Mund të jenë të famshëm por rregullat janë të njëjtë për të gjithë. Aktorja Merve Bolugur ka qenë duke ngarë makinën, shoqëruar nga një mikeshë e saj, por teksa polici rrugor i ka kërkuar që të ndalojë, thuhet se Merve ka dashur të bëjë të kundërtën, të vijojë në rrugen e saj. Kjo e ka ashpërsuar disi situatën pasi policet kanë marrë menjëherë masat jo vetëm për ta ndalur aktoren, por edhe për t’i bërë asaj testin e alkoolit. Merve ka mohuar të kishte konsumuar pije alkoolike pasi nuk i preferon ato, megjithatë procedura është kryer. Një situatë aspak e këndshme për aktoren apo jo?