Aktorja Hazar Ergüçlü i jep fund lidhjes disa vjeçare të dashurisë para ardhjes së Vitit të Ri

Showbiz

Aktorja e njohur Hazar Ergüçlü dhe regjisori Onur Ünlü mësohet t’i kenë dhanë fund lidhjes së tyre pesëvjeçare. Pas ndarjes së befasishme, nuk ka vonuar deklarata e parë nga ana e aktores. Ajo u shpreh: “Është e vërtetë që u ndamë, por jemi ende miq të mirë. Ndosha koha ka bërë të vetën dhe solli me vete edhe monotoninë, por unë kam mësuar të jem vetvetja dhe të mos kem turp nga vendimet e mia. Ai  më mësoi të dua dhe vlen shumë për mua.”

Ish-çifti, të cilët i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit në çdo rast duket se kanë mbrritur në fund të rrugëtimit sipas sktores pa një arsye racionale. Pas intervistës së saj, një reagim erdhi edhe nga regjisori Onur Ünlü, i cili njësoj si ajo ka pohuar se ata të dy zgjodhën me dëshirë t’i linin ngjarjet  të rridhnin vetë, dhe nuk e sforcuan njëri-tjetrin dhe as veten.  Me të drejtë, do të ishin të shumtë ata që do të mendonin: “A është kjo një ndarje  e vërtetë?”