Alban Skënderaj dhe Miriam Cani japin lajmin e bukur…

Showbiz

Mbrëmjen e djeshme Alban Skënderaj mbajti koncertin recital “Hapësira e një ëndrre” për publikun e Kosovës. Nëse ju kujtohet Albani kishte rezervuar një surprizë për publikun kur koncerti u zhvillua në Shqipëri, por ajo çka ishte rezervuar për publikun e kosovës ishte akoma edhe më e veçantë. Momenti kur Miriami është ngjitur në skenë për të kënduar me Albanin zbuloi surprizën e bukur. Çifti i njohur kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë. Përpara se të interpretonin këngën “Dhurata” Albani është shprehur: “Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”. Sapo kanë dhënë lajmin, publiku ka shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione si për t’i uruar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Artistët Shqiptarë ???????????????? (@artistet_shqiptare) on