Albano Bogdo braktis aktrimin?

Showbiz

bogdo 2xl
Aktori i njohur i “Apartamenti 2Xl”, ka habitur të gjithë me deklaratat e tij të fundit. Ai ka postuar në Instagram, disa foto të cilat tregojnë se do të heqë dorë nga profesioni i tij. Megjithëse nuk dihet nëse ai ka bërë thjesht shaka apo po e mer në konsideratë këtë vendim, postimet e tij kanë mjaftuar për të shqetësuar fansat e aktorit të humorit. “Në qoftë se nuk më le të marr frymë, nuk shkëlqej dot. Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë,” ka shkruajtur ai. Gjithsesi, nëse ky është vendimi i tij, këtë do e tregojë koha.

alb bogdo2

alb bogdo