Alessio Aliaj fut muzikën shqiptare, në club-in më të famshëm grek!

Showbiz

alessio
Alessio Aliaj në fillimet e karrierës së tij u bë i njohur si model, por prej shumë vitesh ai i është përkushtuar muzikës. Tashmë është pjesë e kompanisë ‘BOSS MGMT’, në rolin e tour menaxher dhe organizatorit të after-party-ve për artistët më të njohur internacionalë. Së fundmi kanë qarkulluar shumë video ku tregohet se në club-in më të njohur në Mykonos, Greqi luhet muzikë shqiptare.

club

Bëhet fjalë për Nammos, i cili është një nga beach club-et më luksozë në Greqi. Alessio Aliaj ka qenë pjesë e disa tureve muzikore në shtetin fqinj dhe nuk ka nguruar të vendosë disa nga hitet shqiptare të publikuar së fundmi, por jo vetëm. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e 2014-ës të Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Dj Sardit me ‘Got ur back’ dhe dy hitet e 2018-ës, Noizy ft Raf Camora me ‘Toto’ dhe Tayna ft. Don Phenom me ‘Columbiana’.