Almeda dhe Tolga e kanë gjetur emrin e vajzës së tyre!

Showbiz

Shumë çifte janë supersticiozë dhe nuk ia thonë emrin e bebes që nuk ka lindur akoma as miqve, ndërsa të tjerë thonë që do të vendosin kur ta shohin të sapolindurin. Por Almeda dhe Tolgahan nuk kanë asnjë problem të tillë.

Ndonëse duhen dhe 4 muaj që pjestarja më e re e familjes Sayisman të vijë në jetë, Almeda dhe Tolgahan nuk kanë humbur kohë, por e kanë gjetur emrin e saj.

Në ‘Instastory’, Almeda ka treguar se e kanë vendosur emrin dhe do ta quajnë vajzën Alina.