Kjo foto mund të jetë photoshop-i më i keq i realizuar për familjen Kardashian!

Showbiz

Klani Kardashian – Jenner janë të njohur ndër të tjera për dështimet e vazhdueshme me editimin e fotove. Këtë herë fansat kanë vënë re montimin e gabuar në një foto familjare të tyre. Konkretisht foto e pushimeve e postuar në ‘Instagramin’ e Kim ku shfaqen: Kim, Khloe, Kendall, Kourtney, Kris Jenner me të dashurin dhe Scott Disick.

Në pamje të parë foto duket në rregull, por shumë fansa kanë komentuar me ironi siluetën e Kourtney Kardashian, e cila sipas tyre është vendosur me ‘photoshop’, pa qenë fare e pranishme në foto.