Angela Martini tregon një “copë” të të dashurit të saj

Showbiz

hrhr.JPG

Në rrjetet sociale të Angela Martinit keni mundësi të shihni foto nga udhëtimet e saj, nga parakalimet në tapetin e kuq, nga “photoshooting”-t e ndryshëm dhe nga daljet me miqtë dhe të afërmit. Por na kanë munguar foto, të cilat do të na tregonin detaje lidhur me jetën personale të modeles së famshme.

Mesa duket, Angela na i paska dëgjuar lutjet dhe postoi në Instagram një foto, ku shfaqen dy duar të kryqëzuara dhe ajo që bie në sy është një tatuazh në formë zemre, gjysma e së cilës është në njërën dorë e gjysma në dorën tjetër.

Nga fotoja dallohet qartë që njëra dorë është dorë mashkulli dhe tjetra dorë femre, prandaj mund të themi që Angela na ngacmoi me një “pjesë” të të dashurit të saj.

Në postim, ajo nuk ka shkruar asgjë, përveç dy zemrave, duke lënë përsëri një enigmë.