Angeline Jolie feston ditëlindjen; Ja sa vjeç mbush aktorja

Showbiz

Është sot një prej aktoreve më të njohura e të vlerësuara në Hollivud e në botë; e bukur, e talentuar, por edhe filantrope e ambasadore. Angelina Jolie mbushi 45 vjec, dhe janë të gjitha vite të kaluara si një grua e lirë!

“ Nëse do të kisha lindur në një kohë tjetër, do të më kishin djegur në turrën e druve vetëm për faktin që gjithmonë kam qenë vetvetja”, pat thënë vjet për botimin amerikan të revistës Elle.angelina jolie

 

Aktorja, që së fundi e ka pasuruar karrierën e saj në kinematografi edhe si regjizore, nuk është ndalur përpara asgjëje: ekzagjerimeve, skandaleve, filmave dhe dashurisë. Nënë e 6 fëmijëve, tre të ardhur në jetë prej saj dhe tre të adoptuar, Angelina e pati një moment frenimi vetëm me divorcin nga Brad Pitt, të cilin sic pohon dhe vetë, e përjetoi shumë.

Disa kohë më parë iu nënshtrua dhe një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar tumore të mundshme si ato që I kanë marrë jetën të ëmës, tezes dhe gjyshes, dhe tani ndihet më e fortë.

“ Kur e mora vesh cila ishte situata ime, vendosa të veproj e të minimizoj rrezikun. Dhe shpresoj që gra të tjerë të mësojnë nga eksperienca ime”, pat thënë ajo. Më vonë mësuam se kishte vendosur të hiqte dhe ovaret, dhe tani tregon se një grua mund të jetë e bukur edhe kështu, dhe me gjoksin e rindërtuar po nga frika e sëmundjes!