Anglia në bast, si do të quhet fëmija i tretë i Kate Middleton

Showbiz

katerina 1

Anullimi i vizitës në qendrën e fëmijëve Horsney Road në Londër, do të ngjallte dyshime tek çdokush, por shumë shpejt Kensington Palace do të konfirmonte lajmin e ëmbël: dukesha e Cambridge, Kate Middleton, është në pritje të fëmijës së tretë. Një lajm, i cili ka gëzuar gjithë familjen mbretërore, por edhe qytetarët e thjeshtë anglezë. E ndërsa ka kaluar një ditë nga publikimi i lajmit në të gjitha mediat britanike dhe jo vetëm, sot dy prej kompanive më të mëdha të basteve Paddy Power e William Hill kanë shkuar më tej duke zgjedhur edhe emrat e mundshëm për princeshë/princin e ri që pritet të vijë në jetë vitin e ardhshëm. Jeni kuriozë të dini për ç’emra bëhet fjalë, zbulojini në listën e mëposhtme:

1.EMRA PËR VAJZA

Alice
Victoria
Mary
Grace
Alexandra

2.EMRA PËR DJEM

Arthur
James
Henry
Philip
Albert