Anwar Hadid refuzon të vaksinohet, por arsyeja e tij është pak e paqartë…

Showbiz

Anwar Hadid sapo i zbuloi botës se është kundër vaksinimit. Modeli 21-vjeçar, iu përgjigj disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram rreth vaksinës.

Hadid thotë “Absolutisht jo”, kur pyetet nëse do vaksinohet. Ai thotë se prefeson të sëmuret, që më pas të ketë antritrupa në organizëm.

“Ose thjesht nuk e kuptoj, ose e kuptoj dhe mendoj se shërohem prej tij me dëshirë të Zotit. Preferoj të marr antitrupa në mënyrë natyrale sesa ta bëj këtë proces në mënyrë jo të natyrshme. Trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë shumë më shumë sesa mendojmë. ”