Ariana Grande heq dorë nga ‘Grammy Award’ për këtë arsye!

Showbiz

arianaaaa
Ndarja e çmimeve të muzikës ‘Grammy Award’, po afron dhe lista e këngëtarëve të cilët do të performojnë është bërë e njohur. Ndër emrat e këngëtarëve që do të shfaqen në skenë këtë vit për të sjellë performanca nga më të bukurat, ka munguar ai i Ariana Grande. Disa ditë më parë u bë publike se 25-vjeçarja nuk do të ishte pjesë e natës së rëndësishme të muzikës në mbarë botën.

Screenshot 1 10

E ndikuar nga të gjitha komentet e ndjekësve, Ariana ka publikuar në ‘Twitter’, disa shkrime ku i drejtohej producentit të ‘Grammy Award’.Në to Ariana sqaronte se problemi i vetëm pse nuk do të performonte këtë vit ishte produksioni i festivalit. Ajo tha gjithashtu se ishte treguar e gatshme të këndonte 3 këngë, por ata nuk e kishin lejuar.

Screenshot 2 9
Grande shtoi se askush nuk mund të vërë në dyshim kreativitetin e saj dhe se ishte i nevojshëm ky sqarim për të gjithë adhuruesit e këngëtares të cilët mbetën shumë të zhgënjyer, kur mësuan se ajo nuk do të ishte pjesë e koncertit më të pritur gjate gjithë vitit.

Screenshot 3 9