Asli Enver ka marrë një pushim nga aktrimi!

Showbiz

Aktorja protagoniste e serialit “Nusja nga Stambolli”, Aslı Enver është parë në Nişantaşı me Merve Terim, vajzën e trajnerit të skuadrës Galatasaray, Fatih Terim. Enver ka thënë se gjatë periudhës së pandemisë nuk e ka parë si me vend ti rikthehet punës. Ajo ka shpjeguar se kohët e fundit ka bërë një pauzë nga profesioni dhe po mundohet të përshtatet me situatën dhe gjendjen e krijuar.

Pyetjes së gazetarëve nëse ka në plan ti rikthehet aktrimit, aktorja ju përgjigj duke thënë: “Nuk kam hequr dorë nga aktrimi. Po mundohem të përshtatem me situatën e krijuar. Kam qenë pjesë e një projekti për të cilin akoma po punohet”.

Aktorja e famshme, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave me lajmin se ka ndërruar makinën që përdorte prej vitesh dhe ka blerë një makinë të re me vlerë afërsisht 2 milion TL, ka thënë gjithashtu se përdor edhe transportin publik në jetën e përditshme.