Aurela Gaçe bën «dedikimin e përjetshëm» për vajzat e saj!

Showbiz

aurelagave
Për Aurela Gaçen nuk ka lumturi më të madhe se të jetë nënë e dy vajzave. Prej dy vitesh gëzimet e saj në jetë janë shtuar dyfish, sepse vogëlushet Grace dhe Abigail mbushin me dashuri çdo ditë të Aurelës.Për t’i pasur përherë me vete dy vajzat e saj, Aurela ka vendosur të gdhendë përgjithmonë në trup emrat e tyre.

Screenshot 32 3

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke bërë tatuazh në pjesën e parakrahut emrat e vogëlusheve. Madje Grace ka vendosur ta shoqërojë mami Aurelën dhe të marrë pjesë edhe vetë në procesin e bërjes së tatuazhit.Ajo ka ndjekur udhëzimet dhe ka shkruar me dorë emrin e saj dhe të motrës.

Screenshot 31 4

Aurela duket se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën me të madhe Grace dhe mund të themi se vogëlushja është kthyer në miken më të mirë të nënës së saj, duke qenë se qëndron pranë këngëtares në çdo moment.