Aktorja e serialit «Fi», i rrëmben të dashurin Meryem Uzerlit!

FI

fiserial2
Berrak Tuzunataç, aktorja e serialit më të ri që pritet të nisë së shpejti në Tring, “Fi”, ka krijuar disa armiqësi le të themi me koleget e saj. Thuhet se prej një muaji, ajo është duke frekuentuar Alp Ozcan, i cili deri pak më parë isht ei dashuri i Meryem Uzerlit. Sipas burimeve të mediave turke, fundjavën e kaluar ata kanë qenë në Bodrum, teksa kanë shijuar festat e shumta që u zhvilluan në hotelin ku po qëndronin.

berrak tuzun 100807CV

Deri tani, të dy janë munduar të tregohen sa më të rezervuar, megjithatë, nuk është kaq e thjeshtë të mos biesh në sy kur je person publik. Fansat e Meryem sigurisht kanë shpërthyer në komente negative kundrej Burrak, po duket se kjo gjë nuk e bezdis aspak aktoren. Madje, për t’iu dhënë akoma më tepër “material”, aktorja dhe partneri i saj i ri, biznesmeni Alp Ozcan do të nisen shumë shpejt me pushime.