Aurela Gaçe bën veprimin e veçantë në skenë, komentuesi e ve në lojë!

Showbiz

gace
Dihet tashmë se Aurela është një nga këngëtaret më energjike. Performancat e saj live, janë tepër të veçanta. Por, në performancën e saj më të fundit, Aurela ka bërë diçka të cilën se kishim hasur më parë. Këngëtarja ka ndaluar pasi kishte kënduar për plot 2 orë, bëri 30 pompa në skenë e më pas vazhdoi të këndonte pë 2 orë të tjera.

Nëse kjo nuk iu duket energji, nuk dijmë çfarë mund t’iu duket tjetër. Gjithsesi, një komentues nuk e ka pëlqyer këtë veprim: “Të duket normale që një femër e veshur elegante të sillet si një kamioniste? No coment,” ka shkruajtur në videon e postuar nga Aurela. Si kundërpërgjigje, Gaçe ka listuar një për një artistët e njohur botërorë të cilët po ashtu si ajo kanë gjetur pak kohë në skenë për t’u ushtruar. Ose më saktë, kanë bërë diçka të tillë të ngjashme.