Bebe Rexha bashkëpunon me Marion dhe sigurisht nuk mund të mungonin këngët shqiptare!

Showbiz

bebe mario
Bebe Rexha dhe artisti i njohur i ‘makeup-it’, Mario, kanë folur shpesh për prejardhjen e tyre. Ata kanë pohuar në dalje të ndryshme publike se janë shqiptarë dhe në disa prej rasteve kanë bërë që dhe personazhe të njohur holluvudianë, si Kim Kardashian, të flasin shqip.

Së fundmi Mario ka publikuar në rrjetet e tij sociale, disa video të Bebes ku i kërkon të këndojë diçka shqip. Menjëherë pas kësaj kërkese, Rexha ka nisur të këndojë një melodi me ritme folklorike shqiptare.Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që 29-vjeçarja shihet të këndojë këngët e vendit tonë. Ajo ka publikuar dhe më parë video të ndryshme, ku është parë të festojë nën tingujt e muzikës popullore shqiptare dhe jo vetëm, duke i treguar gjithë botës origjinën e saj shqiptare.