Bebe Rexha e emocionuar niset drejt Tiranës: “Do të jetë çmenduri!”

Showbiz

dvsvsdvds

 

Ka afruar data e koncertit të shumëpritur të Bebe Rexhës në Tiranë. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë pasditen e 9 shtatorit në sheshin “Nënë Tereza”.

Në disa postime në llogarinë e saj në Snapchat, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një pjesë të rrugëtimit drejt Shqipërisë. Fillimisht ajo ka treguar se po niset për në vendin tonë nga Los Angeles, duke u shprehur tejet e emocionuar. “Po vij në Tiranë, do të jetë çmenduri!” – ka thënë Rexha.