Ndahet nga jeta regjisori i famshëm i dy filmave të “Batman”

Showbiz

Regjisori i njohur Joel Schumacher është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare pas një beteje 1 vjeçare me kancerin. Schumacher është regjisor i dy filmave të “Batman”, si edhe filmave të tjerë të njohur “St. Elmo’s Fire”, “The Lost Boys” dhe “Falling Down”.

Regjisori prej më shumë se 1 viti ishte sëmurë me kancer dhe humbi betejën me sëmundjen. Schumacher e nisi karrierën e tij si kostumograf por u bë një emër i madh në Hollywood.