Bebe Rexha kujton takimin e parë me Rihannën: Isha thjesht një shitëse…

Showbiz

bebe riri

Siç tashmë të gjithë e dim karriera e Bebe Rexhës nuk nisi menjëherë si këngëtare. Ajo në fillim ka shkruar tekste këngësh për artistë të tjerët e një ndër to ishte edhe kënga më e suksesshme e Rihana-s “The monster”. Në një intervistë për “Good Morning Britanin” këngëtarja shqiptare ka rrëfyer se përpara bashkëpunimit me Rihanna-n i kishte shitur asaj një parfum kur punonte në një qendër tregtare.

bebe 2

“ Mund t’ju duket e pabesueshme por unë i kam shitur një parfum Rihanna-s kur punoja në një qëndër tregtare. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se pas një viti unë do të bashkëpunoja me të për një ndër këngët më të sukseshme të saj. Ai moment e ka ndryshuar jetën time rrënjësisht” – përfundoi Bebe.