Bebe Rexha ndryshon papritur “look”, habiten fansat

Showbiz

E dimë që Bebe Rexha është vajza e surprizave dhe kjo duket nga ndryshimi i menjëhershëm që ka bërë në pamjen e jashtme. Këngëtarja e njohur ka vendosur të heqë dorë nga flokët biond dhe t’i lyejë me një ngjyrë të zjarrtë.

Bebe as nuk është menduar fare të ndryshojë apo jo pamje, madje flokët i ka lyer vetë me duart e saj. Këtë ndryshim ajo e ka ndarë me fansat e saj të cilët jo vetëm e kanë pëlqyer ngjyrën e saj të flokëve, madje janë mahnitur si një yll i të tilla është kaq e thjeshtë dhe nuk e mban veten shumë me të “madh”
“Kishim të drejtë kur thoshim se e kuqja është ngjyra jote.”, – i ka shkruar dikush.
“Jam e mahnitur se si një njeri i famshëm e bën vetë këtë gjë pa ndihmën e parukierit.”, – ka komentuar një tjetër.

View this post on Instagram

New me 🔥 watcha think?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on