Bebe Rexha në siklet. I njohin këngën por jo atë

Showbiz

bebeb

Para disa kohësh, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka lançuar klipin e saj më të ri “I got You”.

Kjo këngë u pëlqye shumë nga ndjekësit e saj, por ndoshta dhe nga të tjerët që pëlqejnë këngën por nuk njohin këngëtaren. Këtë gjë ajo e ka vërtetuar nëpërmjet një video në Insta Story. Bebe Rexha ka qenë duke drekuar në një restorant dhe në sfond dëgjohet “I got you”. Ky është një moment shumë emocionues për të, por në anën tjetër shikon që njerëzit thjesht kanë vazhduar drekën e tyre pa e kthyer kokën aspak.

Bashkangjitur me videon Bebe shkruan:”Kur vendoset kënga jote, por askush nuk e di që ti je aty”.

Këtë gjë këngëtarja e ka kaluar me humor duke vendosur edhe disa emoji në këtë video.

Burimi: Blitz.al