Beren Saat dhe Kenan Dogulu i japin fund martesës së tyre pas 5 vitesh!

Showbiz

Kur thua Beren Saat mendon edhe  për Kenan Douglu, partnerin e saj prej 5 vitesh. Para disa muajsh në shtypin e shkruar u përfol se martesa e tyre ishte në krizë. Dyshimet nisën për ditëlindjen e Beren, kur ajo kishte bërë një shkrim ku përmendi dashurinë e saj të parë Efe Güray, ndërsa bashkëshortin e saj jo.
Lajmet rezultuan të vërteta dhe çifti nënshkroi divorcin. Fillimisht u diskutua se ishin oraret e zgjatura të Beren-it dhe problemet ekonomike të ish-burrit të saj që çuan drejt fundit të martesës së tyre 5 vjeçare, por së fundmi është zbuluar se arsyeja e vërtetë është tradhëtia. Kantautori turk ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij me një aktore të njohur turke, Asli Iler.