Horoskopi për ditën e shtunë, 10 gusht 2019

Horoskopi

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Parashikohet një periudhë rikuperimi në sferën sentimentale apo lidhur me situata të ndryshme personale. Nga ana tjetër duhet të vendosni rregull me veten, në mënyrë që të ndiheni më qetë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Gjatë kësaj të enjte nuk do të ndiheni mirë fizikisht. Nëse jeni nën presion, bëni mirë që të mos insistoni në disa pasiguri si në dashuri edhe në raportet miqësore. Po ashtu në ambientin që iu rrethon parashikohen tensione, të cilat do të vijnë duke u larguar me afrimin e fundjavës.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Shmangni komplikimet në jetën tuaj deri të shtunën. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori të rëndësishme, nuk mund ta gjejë dashurinë sot për nesër. Bëni mirë që të shmangni çdo tension të mundshëm.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të jetoni një ditë pozitive. Megjithatë bashkëpunimet do të hasin në disa vështirësi dhe konfuzion. Gjërat kërkojnë kohë që të përmirësohen ndjeshëm.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Do të ndjeni nevojën për tu relaksuar në mënyrë të ndjeshme, megjithëse e enjtja do të jetë e mbushur me shumë tension. Kjo për shkak se po merreni me shumë gjëra njëherësh. Në dashuri mund të lindë një emocion i papritur.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Problemi i kësaj periudhe është se duhet ti rrini pranë një personi i cili nuk ka qenë mirë. Ju pret një ditë e rëndësishme lidhur me raportin në çift, ndërkohë që marrëdhëniet janë mjaft të favorshme. Para jush do të shfaqet një periudhë mjaft pozitive.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Kryefjala e kësaj dite është që të tregoheni të matur, veçanërisht me shpenzimet. Nga e premtja e tutje situata do të vijë duke u përmirësuar, sa i takon dashurisë. Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm, ndaj një debulese fizike.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Gjendja emocionale nuk do të jetë ndër më të mirat, sidomos për gjithë ata që kanë përjetuar probleme në dashuri ose miqësi. Mundohuni që të shmangni zënkat gjatë këtyre ditëve. Ndoshta keni nevojë për një periudhë pushimi, për tu larguar nga personat të cilët nuk iu bëjnë që të ndiheni mirë.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante sa i takon raporteve në çift. Do të arrini që të bëni shumë gjëra, dhe një pjesë e tyre do të ecin mirë.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Paolo Fox këshillon që të mendoni më shumë lidhur me pjesën e dytë të gushtit dhe projektet e punës që janë pezull. Më pak e favorshme do të jetë situata sentimentale, por pavarësisht kësaj, mos e humbni dëshirën për të dashuruar.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do të përjetoni një debulesë fizike, ndaj bëni mirë që momentet e mira që keni planifikuar, ti shtyni për një moment të dytë. Disa situata do të komplikohen në mënyrë të pakthyeshme. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi!

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do të ndjeni nevojën gjatë kësaj të enjteje që të ndiqni më shumë instinktin tuaj. Nëse në dashuri, keni përjetuar konflikte, bëni mirë që ti zgjidhni sa më parë. Jeni në kërkim të stabilitetit, por bëni mirë që të mos tregoheni shumë të ashpër, pasi në të kundërt rrezikoni që të bëheni të mërzitshëm.