Besojeni ose jo, Tayna ia ‘dedikon’ famën ‘Ligjit të tërheqjes’!

Showbiz

tayna ligj

Doruntina Shala, e njohur me emrin e artit “Tayna” është 21 vjeçarja e cila ka pushtuar tregun muzikor këtë vit. Ajo mori famë të menjëhershme dhe tashmë është ndër këngëtaret që ka më tepër koncerte. Puna e palodhshme, talenti, apo edhe bukuria e saj, i janë shpërblyer pikërisht me këtë sukses që po korr. Por, një nga arsyet prej të cilave Tayna mendon se është bërë e famshme, është pikërisht “ligji i tërheqjes”.

 640 0 5b8188c006c25

“Unë mbaja një ditar dhe kam shkruar se si dua të jem, e kam vizualizuar veten të famshme dhe kështu siç jam tani,” ka deklaruar reperja. Në fakt, të shumtë janë njerëzit që besojnë verbërisht në fuqinë e këtij ligji universal. Filozofia e tij, konsiston në të paturit në dorë atë që ke në mendje. Pra, në, duke menduar, duke dëshiruar dhe duke e shkruajtur shpesh herë dëshirën tonë diku, i dërgjomë sinjale universit dhe marrim në këmbim pikërisht atë çka po dëshirojmë.